U kap dhe u akuzua si kontrabandist, Gjykata e Sarandës liron shitësin ambulant
Gjykata e Sarandës ka liruar një 61-vjeçar, i cili u arrestua disa ditë më parë nga policia nën akuzën e 5 veprave të rënda penale: “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja e mallrave kontrabandë”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.
I moshuari, që mundohej të mbijetonte si shitës ambulant në rrugët e Sarandës duke shitur orë, telefona dhe kasa telefonash, u bë shënjestra e një operacioni të zhurmshëm policor. Aksioni, që u prezantua me shumë bujë, u duk sikur kishte të bënte me kapjen e një rrjeti të organizuar kriminal, por përfundoi me arrestimin e një qytetari të thjeshtë që përpiqej të siguronte jetesën.
Në seancën gjyqësore, avokati i të akuzuarit theksoi se mallrat e sekuestruara ishin me fatura të rregullta dhe se akuzat e ngritura ishin të papërshtatshme për një individ që nuk kishte asnjë lidhje me aktivitetet kriminale. Pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave të rastit, gjykata vendosi lirimin e tij, duke hedhur poshtë akuzat.
Ky rast ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Qytetarët kanë kritikuar ashpër prioritetet e policisë, duke e parë këtë si një veprim që synon të shmangë vëmendjen nga problemet e mëdha që përballen qyteti dhe policia, si ndërtimet pa leje, kriminaliteti dhe menaxhimi i dobët i trafikut.
Vendimi i Gjykatës për të liruar 61-vjeçarin është për t’u përshëndetur si një fitore e drejtësisë, por edhe një kritikë e hapur ndaj institucioneve që, në vend të përqendrohen te problemet reale, godasin më të dobëtit. Qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri dhe drejtësi nga ana e strukturave të rendit.
Pas vendimit, Gjykata e Sarandës ka publikuar këtë njoftim për media:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, duke u nisur nga interesimi i vazhdueshëm i medias, në kuadër të transparencës informon sa më poshtë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, përfaqësuar nga prokurore S.B, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar në mënyrë respektive nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim B.Ç”.
Më datë 09.01.2025, në përfundim të gjykimit brenda afatit ligjor, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, e përbërë nga gjyqtari i hetimeve paraprake Mikel Hysometaj ka vendosur:
- Vleftësimin si të paligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit B.Ç i dyshuar për kryerjen e veprës penale “fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180/a, paragrafi 2 i Kodit Penal.
- Rrëzimin e kërkesës për caktim mase sigurimi ndaj shtetasit B.Ç.
- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i z. B. Ç, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Për zbatimin e këtij vendimi urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
- Shpenzimet procedurale dhe ato gjyqësore, sikurse janë kryer.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.
U shpall në Sarandë, sot më datë 9.1.2025.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
09/01/2515:17
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
09/01/2515:17
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
09/01/2515:17
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
09/01/2515:17
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
09/01/2515:17