U gjet në rrugë me fyt të prerë, personi akoma i pa identifikuar

22/12/2013:03

Shperndaje:


Personi i gjetur dje në rrugë  në Himarë me prerje fyti dhe i cili u transportua  në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, mbetet akoma i paidentifikuar.
Mbetet e paqartë pista e hetimit pasi një burim për Report Tv u shpreh se mund të ketë therur veten por një burim tjetër shtoi se nuk ekziston mundësi që një prerje të thellë në fyt ta bëjë një person vetë pasi që në kontaktin e parë me thikën do kishte humbur ndjenjat dhe s’do kishte mundur që të vazhdonte ta dëmtonte kaq shumë veten.

Burime nga policia bëjnë me dije se ende nuk ka ardhur dikush në polici të interesohet dhe personi në fjalë nuk ka patur asnjë mjet identifikimi me vete.

Nuk dihet nëse ka patur nje sherr.
Ngjarja mund të zbardhet e plotë vetëm pas dëshmisë së të riut pas rikuperimit kur të jetë në gjendje që të flasë.

Ne perditesim…


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Fast Food në Bulevardin e Sarandës kërkon Punonjës/e kuzhine dhe Punonjës/e pastrimi
Autoriteti i Konkurrencës: S’do tolerojmë rritjen e pajustifikuar të çmimit të naftës
Market industrialesh në Sarandë kërkon Punonjës/e
American Bar & Snack kërkon Kamarier/e për punësim vjetor
“The Nomad” Restorant kërkon të zgjerojë stafin. Ofrohet punësim vjetor
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.