Turizëm – Kanali i Çukës i bllokuar, kantieri i braktisur

Prej datës 8 Nëntor, rruga Turizëm – Kanali i Çukës vijon të mbetet e bllokuar për shkak të punimeve të filluara për sistemimin e kanalizimit.

Pavarësisht se nga ana e Bashkisë Sarandë ishte thënë se rruga do të hapet në 15 Dhjetor, nga ecuria e punimeve duket se diçka e tillë nuk do të ndodhi.

Kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u shpreh se punimet kanë patur vonesa për shkak të festave të Nëntorit dhe ditëve me reshje shiu, por pavarësisht se sot në Sarandë moti është pa asnjë re, nuk po kryhet asnjë punim dhe vendi i punimeve i ngjanë një kantieri të braktisur, duke vështirësuar përditshmërinë e banorëve dhe paralizuar dhjetra biznese.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.