Tuneli i drogës, ja çfarë gjeti policia

16/12/168:45

Shperndaje:


15577869_1461987393828780_1778049616_n15592390_1461987413828778_558525076_nPolicia ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Arrestohet shtetasi:
– G. M, 20 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë.
Shpallet në kërkim shtetasi:
– L.O., 27 vjeç, banues në Sarandë.
Procedohen në gjendje të lirë:
– 7 shtetase për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Sipas policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit G. M, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.O, merreshin me përpunimin, përgatitjen dhe tharjen e një sasie me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Policia ka bërë kapjen në flagrancë të Gentian Muhollarit i cili tentoi të largohej me vrap, në fshatin Metoq të Sarandës, pranë një tuneli të braktisur (pa pronarë), në të cilin përpunohej dhe mbahej e fshehur lënda narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– 41 kg e 850 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në formë boçesh
– 423 kg degë bime me gjethe dhe boçe, e dyshuar si Cannabis Sattiva
– 192 kg e 95 gramë, degë dhe gjethe në formë byku.
Sipas informacioneve, zbulimin e tunelit të drogës e kanë bërë prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë udhëtuar në mënyrë sekrete drejt Sarandës. Prokurorët e Krimeve të Rënda, nga frika e dekonspirimit të operacionit, kanë përdorur një alibi tjetër për të çuar Policinë e Sarandës në tunelin e drogës.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.