Tulla dhe beton në Butrint, reagon ministria: Ku qëndron problemi ?


Ministria e Kulturës ka reaguar pas skandalit me ndërtimin që po bëhet në Parkun Kombëtar të Butrintit. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket qartë se po hidhet beton, por për Ministrinë e Kulturës është një strukturë e përkohshme, madje sipas parametrave të parashikuara nga konventat e UNESCO-s dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.
“Në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk janë duke u kryer gërmime apo ndërtime të reja por në bazë të vendimeve ligjore dhe teknike janë duke u përshtatur objektet ekzistuese me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e shërbimeve të standardizuara brenda Parkut Kombëtar të Butrintit.
Asnjë godinë e re nuk ndërtohet në Parkun Kombëtar të Butrintit por është duke u kryer përshtatja e ambienteve ekzistuese me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s, thuhet në deklaratë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.