Tryezë, në fokus investimi i KFW për ujësjellësin
Përmes investimit të Bankës Gjermane KWF, Saranda ka kohë që i është kthyer nëntokës së vet, për të rehabilituar rrjetin kanalizues për ujin e pijshëm dhe ujërat e ndotura. Një treyzë e thirrur paraditen e sotme, i ka shëbryer shikimit dhe vlerësimit të ecurisë së deritanishme të këtij projekti dhe garantimit të përfundimit të tij në cilësi, në afat dhe pa sjellë vështirësi në jetën komunitare, për shkak të punimeve.
Përveç palës gjermane dhe drejtuesve të punimeve që kryhen nga firma Strabag, si dhe drejtuesve të ujësjjellës sh.a, në takim mori pjesë dhe foli edhe kryetarja e Bashkisë, zonja Florjana Koka. Pasi vlerësoi investimin të konsiderueshëm dhe me shumë vlerë për banorët e Sarandës, kryebashkiakja Koka paraqiti edhe disa kërkesa e shqetësime si ndaj investitorit edhe ndaj firmës zbatuese.
Ajo nënvizoi se nuk janë prekur akse të rëndësishme të qytetit nga ky investim. Gjithashtu, në kërkesat i saj ishte që firma t’i përmbahet ritmit të punëve, me qëllim që fundi i tyre të mos shkojë përttej muajit maj, duke mos lejuar të japë ndikime negative në përgatitjen e qytetit për turizëm.
Zonja Koka ka shkuar edhe më tej në kërkesën e saj ndaj investitorit, duke propozuar që të shihet mundësia dhe krahas punëve për projektin, të mudnësohet edhe rehabilitimi i rrjetit të ujërave të ndotura. në disa prej akseve kryesore rrugore në qytetin e Sarandës, si dhe përfshirja e kanalizimeve të ujit të pijshëm e të ujërave të ndotura edhe në Gjashtë e Metoq.
Gunter Bulla, në cilësinë e tajm liderit të investimit për rajonin Sarandë-Gjirokastër dhe Lezhë, ka vlerësuar shumë të rëndëishëm kapjen e kohës në afatet e punimeve, pa asnjë shmangje nga cilësia e tyre . Në fjalën e vet ai ka vlerësuar të mundur kompeltimin e investimit edhe me ndërhyrje rehabilituese në rrjetin e ujërave të ndotura, sipas kërkesës së prezantuar nga ana e qeverisjes vendore. Për këtë u ra dakort që koha deri në fundin e muajit shkrut 2016 të shfrytëzohet për të bërë preventivat e nevojshme për punimet shtesë, Në vlerësimin e tij,, bashkëpunimi dhe vullneti i mirë i shfaqur nga palët, do të jetë edhe me më shumë impakt, në se ecuria e punëve do të ndiqet në mënyrë frontale për çdo javë, si nga ana a tyre, edhe nga Bashkia e ujësjellësi Sarandë.
Tryeza u quajt mjaft rezultative për të nxitur përmbushjen në kohë, në standart dhe në kompletimin e kërkuar në investimin për sistemimin dhe rehabilitimin e rrjetit të nëntokës së Sarandës.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
15/01/1613:32
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
15/01/1613:32
Suvenire nga Saranda
15/01/1613:32
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
15/01/1613:32
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
15/01/1613:32