Tronditet Saranda mbremjen e Vitit te Ri, burri vret gruan, me pas dhe veten

01/01/169:18

Shperndaje:

Tronditet Saranda mbremjen e Vitit te Ri, burri vret gruan, me pas dhe veten.

Një krim ka ndodhur në familjen Uzo të Sarandës, mbrëmjen e Vitit të Ri.

Afrim Uzo ka vrarë gruan e tij, Liljana dhe më pas edhe veten. Fëmijët e çiftit nuk ndodheshin në banesë.

Mësohet se Afrim Uzo ishte person me precedentë penalë dhe vazhdimisht ushtronte dhunë mbi bashkëshorten. Për këtë arsye, ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata prej 6 muajsh.

Konfliktet e mëparshme kishin bazë xhelozinë.

Çifti kishte pasur mosmarrëveshje, shpesh përfundonte në gjykatë e megjithatë, vazhdonte të qendronte në një shtëpi.

KOMUNIKATA E POLICISE

Rreth orës 08:55, një person ka qëlluar (vrarë) me armë zjarri gruan e tij dhe veten, brënda në banesën e tyre!

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë të qytetit të Sarandës, ku shtetasi: Afrim Uzo, ka qëlluar me armë zjarri “Automatik” bashkëshorten e tij, shtetasen e quajtur: Lina Uzo, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Më pas, ky shtetas ka qëlluar edhe veten e tij, për pasojë ka gjetur vdekjen gjithashtu.
Mendohet se viktimat janë rreth moshës 45-50 vjeç.
Në banesë ka qenë prezente edhe vajza e tyre e cila është dërguar në Spitalin e Sarandës pasi ndodhet në gjendje depresioni.

Shërbimet e Policisë bashkë me grupin e ekspertëve mdodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tronditet Saranda mbremjen e Vitit te Ri, burri vret gruan, me pas dhe veten


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve
Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.