Trafiku i hashashit nxjerr në kufi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë


policiaaaaaaPolicia e shtetit ka vënë në zbatim planin operacional të patrullimit të kufirit tokësor dhe bregdetar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Delta Forcë me qëllim parandalimin e trakut të lëndëve narkotike. Urdhri i drejtorit të përgjithshëm është vënë në zbatim në mbarë vendin.  Forca të shumta policore, përveç vijës kufitare, zhvillojnë çdo natë patrullime të ngjashme edhe në det në Sarandë, Himarë dhe Borsh, ndërsa gjatë natës për monitorimin e situatës, Forcat Speciale përdorin kamerat termike. Por krahas monitorimit të kufirit tokësor dhe bregdetar, një vëmendje e veçantë për parandalimin e trafikimit të narkotikëve i është kushtuar edhe zbulimit të rasteve përmes pikave të kalimit kufitar. Trafikantët e fshehin drogën në vende të posaçme të modifikuara në mjete të ndryshme, kryesisht kamionë, por edhe makina private.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.