Trafik droge Ksamil-Korfuz me “kamardare”

09/02/1610:39

Shperndaje:


Policia Kufitare sekuestron 1kg e 852 gr lëndë e dyshuar narkotike “Cannabis sattiva” në një dyshek-plazhi në detin e Ksamilit. Kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës narkotike. Arrestohen shtetasit: 1. R K, 25 vjeç, 2. M M, 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Marinzë – Fier. Gjatë orëve të natës, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtyre 2 shtetasve në vendin e quajtur “Gjiri i fikut” në detin e Ksamilit – Sarandë, mbi një dyshek plazhi, mbi të cilin u gjet gjithashtu edhe një sasi me lënde e dyshuar narkotike prej 1,852 kg të llojit “Cannabis” (mbështjellë me qese plastike), të cilën po tentonin ta trafikonin në drejtim të Korfuzit. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

KSAMILI


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për një të moshuar në Sarandë
Njoftim punësimi për personel në KAYAK GASTRONOMY në Sarandë
Aksident gjatë guidës turistike pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë në spital
1CLICK kërkon të punësojë staf për shërbim klienti në Sarandë
Organizatorët e protestës në Tiranë: Të dielën na kanë ftuar për të shembur portën në plazhin e Kakomesë
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.