Tonelata me mandarina po kalben në Konispol, fermerët: Të ndërhyjë shteti


Megjithëse prodhimi i mandarinave në zonën e Bashkisë Konispol këtë vit shënoi rritje, fermerët janë më të zhgënjyer se kurrë më parë, pasi prodhimi i tyre ka mbetur dhe kalbet nëpër ara. Shkak për këtë është bërë mungesa e tregut.

Mungesa e investimeve në agropërpunimin e mandarinave të Konispolit ka bërë që tregtarët europianë të preferojnë blerjen e mandarinave nga Greqia, ndonëse mandarina e Konispolit vlerësohet shumë herë në krahasim me mandarinat e shtetit fqinj

Fermerët japin alarmin për Ministrinë e Bujqësisë, që të merren masat për vitin tjetër pasi prodhimi pritet të rritët edhe më tej e kjo do të sillte katastrofë për këtë zonë. Ata gjithashtu thonë se nuk ka një frigorifer dhe furrave për të filluar eksportin e prodhimit më herët.

Agropërpunuesit e mandarinave kërkojnë mbështetjen e qeverisë për krijimin e kushteve që mandarina e kësaj zone të gjejë treg në vendet e Bashkimit Europian, pasi në të kundërt i gjithë investimi i tyre do të braktiset dhe plantacionet e mandarinave do të mbulohen nga ferrat.

Por teksa fermerët në Konispol ankohen për treg dhe për çmime të ulta e kundërta ndodh në Tiranë. Në tregjet e kryeqytetit çmimet e mandarinave janë më të larta se normalja. Prej ditësh Report Tv ka denoncuar skandalin që ndodh me Tregun Agro Ushqimor të Tiranës, ku tregtarët detyrohen që të rrisin çmimin e produkteve për shkak të tarifave të larta që ky treg u vendos për qiranë dhe faturat e energjisë dhe të ujit

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.