Tjetërsimi i pronave: Arrestohen 6 persona, në kërkim 3 të tjerë, 1 detyrim paraqitje

Policia njofton se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi disa mujor, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Himara”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë për veprat penale “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, si më poshtë:

•U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

Vasillaq Strakosha, 67 vjeç, banues në Vlorë;
• Edmond Marko, 51 vjeç, banues në Himarë;
• Pandeli Prifti, 42 vjeç, banues në Himarë;
• Zaho Bollano, 58 vjeç, banues në Himarë;
• Aleks Bifsha, 64 vjeç, banues në Vlorë;
• Elton Marko, 41 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Vlorë, i arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale.

•U ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim përparaqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për shtetasin Irakli Gjiçali, 68 vjeç, banues në Himarë.

Po kështu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

M. S., 68 vjeç, banues në Himarë;
A. K., 64 vjeç, banues në Himarë;
K. DH., 68 vjeç, banues në Himarë.

Nga hetimet ka rezuluat se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në
bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.