Reklamë I Love Orange

Tifozët Ultras të Butrintit drejt krijimit të Shoqatës Zyrtare të Tifozerisë

Tifozët Ultras të Butrintit drejt krijimit të Shoqatës Zyrtare të Tifozerisë

 

Tifozat Ultras të Butrintit kanë nisur një nismë të rëndësishme për krijimin e Shoqatës Zyrtare të Tifozerisë. Ky projekt ambicioz synon të organizojë dhe fuqizojë komunitetin e tifozëve të ekipit, duke krijuar një strukturë të mirëorganizuar që përfshin:

 

  • Një seli të dedikuar
  • Një kryetar dhe një bord drejtues me 5 anëtarë
  • Mundësi për anëtarësime të reja, të hapura për të gjithë tifozët e Butrintit, pavarësisht vendndodhjes.

 

Tifozët Ultras të Butrintit drejt krijimit të Shoqatës Zyrtare të Tifozerisë

 

Qëllimi kryesor i Shoqatës është të ndërtojë një tifozeri të fuqishme dhe të zyrtarizuar, e cila do të ketë një rol aktiv në jetën e klubit, sipas dispozitave ligjore. Gjithashtu, Shoqata planifikon të organizojë aktivitete dhe nisma për të mbështetur ekipin e zemrës.

 

Në këtë iniciativë, shumë biznese lokale kanë ofruar mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet dhe për ta bërë projektin një realitet. Dokumentacioni për themelimin është në përgatitje, dhe shumë shpejt do të nisë procesi i regjistrimit për anëtarë të rinj.

 

Tifozët janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj nisme historike dhe të kontribuojnë për të ardhmen e klubit Butrinti. Kjo është një mundësi e artë për të forcuar lidhjen me ekipin dhe për të dhënë një shembull frymëzues për komunitetin sportiv.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47