Tifozeria e KS Butrinti shuplakë drejtuesve të Bashkisë: Mos ngatërroni sportin me politikën

Pas vendimit absurd të Bashkisë Sarandë për bllokimin e transmentimeve live të ndeshjeve të Butrintit, ka ardhur edhe reagimi i tifozerisë sarandiote nëpërmjet faqes së KS Butrinti.
Në statusin e publikuar pak caste me parë, tifozeria sarandiote apelon ndaj presidentit të klubit, njëheësh kryetari i Bashkisë Sarandë Ardian Gurma për rishikimin e këtij vendimi.

Statusi i Plotë:

Stafi I Faqes KS Butrinti Sarande shpresh shqetesimin dhe jemi shum te indinjuar per mos lejimin e trasmetimit te ndeshjeve te Futbollit nga ana e Faqes me te madhe Sarandjote Saranda Web ,eshte e pa toleruese sjellja e drejtuesve te klubit kundrejt Administratorit te kesaj faqe, te pakten ta falenderojme per sakrificat qe ka bere per te transmetuar pa kurefar pagese ndeshjet e butrintit jashte e brenda per tja mundesuar te gjithe Sarandjoteve qe jetojne ne cdo vend Botes.
Spresojme qe Presidenti Z Adi Gurma te marri masa dhe te regulloj sa me shpejte kete problem.
Edhe nje gje: mos e ngateroni sportin me politike mos te goditen me vullnetaret po te goditen te paaftet, shkruhet në reagimin e tifozerisë sarandiote.

Më herët, në lidhje me këtë çështje, stafi i Saranda Web kishte bërë këtë njoftim në faqen Saranda Web:

Miq, duam të ndajmë me Ju një zhvillim tepër shqetësues:
Bashkia Sarandë ka marrë një vendim absurd për të mos lejuar filmimin dhe transmentimin e ndeshjeve të ekipit të Butrintit nëpërmjet Saranda Web.
Shpresojmë që ky vendim të jetë pasojë e humbjes së logjikës dhe vendim në dëshpërim e sipër si pasojë e publikimeve tona, të cilat faktojnë gjendjen reale dhe keqmanaxhimin nga ana e drejtuesve të Bashkisë Sarandë dhe të mos jetë një vendim që ka qëllim shitjen e takimeve të mbetura të ekipit të Butrintit larg syrit të publikut, për të siguruar ca lekë xhepi në kurriz të djersës së lojratëve, të cilët sakrifikojnë edhe gjymtyrët e tyre për fanelën e Butrintit.
Saranda Web, si një media online me mbi 120.000 ndjekës dhe e regjistruar në QKR, prej vitesh ka transmentuar live, me sakrifica, por me dëshirën për të sjellë tek publiku, kryesisht jashtë Sarandës dhe Shqipërisë, takimet e ekipit të tyre të zemrës, në disa raste nga stadiumet ku ka udhëtuar ekipi i Butrintit, shumë herë edhe me kërkesën e lojtarëve dhe drejtuesve të ekipit për të patur një mbështje më shumë për të frenuar vendimet arbitrare në gjykimin e këtyre ndeshjeve.
U bëjmë thirrje drejtuesve të Bashkisë Sarandë të fokusohen te angazhimet ndaj qytetit dhe qytetarëve, përgatitjet për sezonin turistik, furnizimin me ujë, Kampusin Universitar për t’i dhënë fund mësimeve me 2 turne, tregun ushqimor të qytetit i cili është në kushte skandaloze dhe turpëruese për një qytet turistik, terminalin e autobusave, ndërtimin e rrugëve për lehtësimin e trafikut, sallës kulturore dhe Kinotearit që janë mbuluar nga myku, bibloteka, krijimin e hapësirave publike, parkeqeve dhe këndeve të lojrave për fëmijë, trotuarët të cilët janë të pakalueshëm për karocat e fëmijëve dhe invalidëve, problemit të strehimit dhe dhjetra probleme të tjera të qytetit dhe të mos harxhojnë energji në një betejë të cilën nuk ka arritur ta fitojë asnjë diktator në botë.
Në atë karrige ku jeni ulur ju sot, dje kanë qenë të tjerë dhe nesër të tjerë do të vijnë… Kështu që lerini sulmet patetike ndaj mediave që përcjellin zërin qytetar dhe atë energji shfrytëzojeni për të paktën një herë të realizoni diçka të mirë për qytetin dhe qytetarët.