Tifozeria e Butrintit shpërblim 1.5 milionë lekë për fitore ndaj Maliqit

22/12/2019:08

Shperndaje:


Ekipi i Butrintit zhvillon ditën e nesërme një ndër takimet vendimtare në rrugëtimin drejt Kategorisë së Parë dhe përballet me ekipin e Maliqit, i cili ndodhet në vendin e dytë por me 1 ndeshje më pak se Butrinti.
Tifozeria e ekipit të Butrintit, të cilët e kanë ndjekur ekipin në çdo hap, duke parë edhe ecurinë shumë të mirë dhe premtuese të ekipit ka grumbulluar një shumë prej 1.5 milionë lekë të vjetra si shpërblim për lojtarët në rast fitoreje.

Tifozeria e KS Butrinti premton se në rast fitoreje ditën e nesërme, premiot shpërblyese do të vijojnë edhe në takimet e tjera.

Kjo është hera e parë që vendoset një premio shpërblyese për ekipin, pasi duhet thënë se as Bashkia e qytetit, e cila është aksionere e vetme e klubit nuk ka vendosur asnjëherë shpërblim për motivimin e ekipit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Një kandidat: PD Sarandë mobilizohet për pjesëmarrje masive në votimin për Berishën
Agjencia Turistike LEKA TOURS kërkon Guide turistike në Sarandë
Peshkatarët në Limion heshtin nga frika: Këta urdhërojnë edhe peshkun të mos futet në rrjetën e atij që ankohet
Art & Tourism Development Group zgjeron ekipin dhe kërkon staf në Sarandë
EAGLE LAND VACATIONS në Sarandë kërkon të punësojë 3 punonjës/e për shitje
Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.