Thirrja ndaj demokratëve: Ejani përpara Selisë të përkujtojmë 31-vjetorin e themelimit

11/01/2211:00

Shperndaje:

Ashtu si të gjithë vendin, edhe demokratët e Sarandës janë ndarë në 2 grupime.

Grupimi i mbështetësve të Lulzim Bashës me rastin e 31-vjetorit të themelimit të Degës së PD Sarandë ka organizuar një festë me kokteil në një restorant në qendër të qytetit, ndërsa grupimi i Rithemelimit të PD, të cilëve u është mbyllur dera nga Vesel Koçiu, i emëruari i Lulzim Bashës si drejtues i Degës, ka bërë thirrje për tu mbledhur nesër në orën 11:30 përpara Selisë së PD Sarandë, aty ku u mbajt edhe votimi për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Në referendumin e thirrur për shkarkimin e Lulzim BashëS 476 demokratë në Sarandë votuan PRO shkarkimit.

Kujtojmë se në 13 qershor, për zgjedhjet për kryetar, Lulzim Basha ishte votuar nga 329 demokratë nga 522 votues në total.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf. Nuk ofrohet akomodim
Digital City Sarandë kërkon Motorist, Llogaritare dhe Call Center
Protesta e pronarëve të mjeteve ujore në Ksamil ndërpret mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë
Restorant & Pizzeri Il Pomodoro në Sarandë kërkon staf për sezonin
Mbledhje e Këshillit Bashkiak Sarandë, në fokus sezoni turistik, siguria publike dhe çmimet për zonat bregdetare
BUZË Hotel në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Lavanderie

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.