Thirri shokun t`i vinte në ndihmë për t`u sqaruar me “hekur”, arrestohet nga Policia

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konfliktit mes dy shtetasve. Më datë 11.08.2021, është marrë njoftim se dy shtetas kishin pasur një konflikt verbal e më pas fizik.

Nga hetimet e shpejta paraprake rezultoi se shtetasi H. F., që punonte roje në një subjekt, ishte konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht, për motive të dobëta, me një 19-vjeçar. Pasi janë dërguar në spital, për mjekim, në ambientet e jashtme të spitalit është afruar shtetasi K. Ç., i cili ishte thirrur nga shtetasi H. F., për të vijuar konfliktin.

Sipas njoftimit të Policisë, falë informacioneve të marra në kohë nga Policia se shtetasi K. Ç. kishte shkuar te spitali dhe me vete mbante një armë zjarri pistoletë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë profesionalisht në kohë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. F., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’ ndaj 19-vjeçarit N. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.