Themelohet Akademia “Studime për Çamërinë”, Simpoziumi i parë në shtëpinë muze të Hasan Tahsinit në Ninat

20/10/2118:23

Shperndaje:

Në Ninat, bashkia Konispol, në mjediset e jashtme të shtëpisë muze të Hasan Tahsinit, po ende i papërfunduar pas grabitjes në 1992, u organizua sot simpoziumi i parë shkencor i Akademisë së Studimeve për Camërinë.

Merrte pjesë kryetari i bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri, banorë nga Konispoli dhe nga Ninati, por edhe të ardhur nga Tirana, anëtarë të Akademisë së studimeve për Camërinë. Kryebashku Beqiri falënderoi miqtë për vlerësimin që përzgjodhën pikërisht Ninatin dhe shtëpinë e rektorit të parë të universitetit të Stambollit, Hasan Tahsini, për të organizuar takimin e dytë pas krijimit të Simpoziumit te Akademisë së Studimeve për Camërinë. Kryetari Beqiri tha gjithashtu që përvec investimeve nga ministria e kulturës për restaurimin e këtij muzeu nuk do ta kursejë edhe kontributin e badhkisë.

Tahir Muhedini, kryetar i Akademisë në fjalën e tij u shpreh se ishte e domosdoshme pasi e kërkonte koha ngritjen e Akademisë së Studimeve për Camërinë. Përmes punës me anëtarë të Akademisë do të mund të zgjidhim problemin cam, tha Muhedini.

Të tjerë që morën fjalën ishin edhe Selman Sheme, Shkëlqim Hajdari që sipas tij është mbështetës i cështjes came edhe pse nuk është cam. Secili prej atyre që morën fjalën folën për vlerat që ka krahina e Camërisë. Pas simpoziumit, të ardhurit nga Tirana bënë një vizitë tek shtëpia muze e Shkrimtarit disident, Bilal Xhaferi.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Reagon ministrja: lajmet për monopatinat janë të pavërteta, nuk kemi marrë vendim akoma
ADELE Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
Shëndetësia me lekë “nga xhepi”: Saranda dhe Delvina mes mungesës së mjekëve dhe spitaleve funksionale
Kontratat e energjisë, nis aksioni për kapjen e bizneseve që paguajnë si familjarë
Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori
Ardit Bido në Parlament: Tatzati, Varfaj, Vërva, Dishati, Lefterohori e Kakodhiqi duhet të lidhen me rrugë për banorët & turizmin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.