The Independent – Saranda kryeqyteti i Rivierës Shqiptare


Theresa Harold, gazetare dhe menaxhere e mediave sociale në Londër, i ka kushtuar një artikull të plotë eksperiencës së saj të kaluar në jug të Shqipërisë.
Harold e quan Sarandën “kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare”.
Ajo tregon se si Shqipëria është shndërruar në një vend të preferuar për turistët e huaj, duke evidentuar mikpritjen, ushqimin e freskët, petullat dhe byrekun, pa harruar pijen tonë “përfaqësuese”, rakinë.
Ndët të tjera, ajo përmend:
“Vizitorët shkojnë atje për të parë kështjellat e lashta, manastirët, shkëmbinjtë dhe për të shijuar plazhet me rërë.
Atje ka kanione bregdetare, fshatra mesdhetare dhe ullishta. Ajo që përbën interes për të huajt është edhe ushqimi; i lirë, shumë i freskët dhe me prodhime vendase, kuzhinat janë të thjesha e tradicionale. Në vende të ndryshme gjen dhe ushqime të ndryshme. Falë fluksit të italianëve në bregdetin e jugut, ka shumë lokale ku bëhen pica apo sallatë greke që në fakt nuk mungon në asnje vend.
Shefat përdorin vajin e ullirit ashtu si francezët përdorin gjalpin. Çdo vakt vjen me një shportë të vogël me bukë, pa përjashtuar edhe rakinë që nuk mungon kurrë.”
Gazetarja nuk ka ngurruar të tregojë në artikull edhe për mikpritjen e shqiptarëve, duke treguar episodin e një mëngjesi:
“Shqipëria njihet për mikpritjen falë konceptit të besës, që për ta është i rëndësishëm. Në mëngjesin e parë, mikpritësit tanë nga hoteli luksoz jonian në Ksamil na ftuan t’u bashkohemi për mëngjesin në ballkon.
Mes byrekëve me spinaq e djathë si dhe kosit të freskët, na ofruan dhe atë që njihet si shpirti i shqiptarëve: Rakia. Pija e bërë nga rrushi vendas është e fortë, aq sa nuk ke nevojë të pish kafe.” – shkruan Harold. /Blitz

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.