Tha se kryetari dhe 18 punonjës janë me SIDA: prodedohet penalisht, Policia i merr telefonin

Tha se kryetari dhe 18 punonjës janë me SIDA: prodedohet penalisht, Policia i merr telefonin

Një 33-vjeçar nga Gjirokastër është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët.

 

Tha se kryetari dhe 18 punonjës janë me SIDA

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokuroria e Shqipërisë, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në këtë qytet.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu ka shpërndarë në rrjetet sociale pretendime të rreme, sipas të cilave kryetari i bashkisë dhe disa punonjës të saj ishin të infektuar me HIV/AIDS, informacion që ka rezultuar i pavërtetë dhe që ka krijuar shqetësim në opinionin publik.

 

Policia bën me dije se ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar telefoni celular i tij, i cili pritet t’i nënshtrohet ekspertizës përkatëse.

 

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.