Testimi për antitrupat Sars CoV-2 totale ( IgG+ IgM) nga Intermedica, me dy metoda, me dy kompani


Laboratori Intermedica filloi testimin për antitrupat anti-Sars-Cov-2, totale ( IgG + IgM). Metoda e përdorur është ECLIA dhe testimi kryhet me analizatorë automatikë të Kompanisë Roche.
Analiza i ka të përfshira të dyja fraksionet IgM dhe IgG.
Çmimi i analizës është 4000 lekë për të dyja fraksionet. Për të gjitha rastet pozitive ose te dyshimta Laboratori Intermedica kryen konfirmimin e tyre duke analizuar antitrupat me një metodë të dytë dhe kompani të dytë, me metodën ELISA, me analizator të Kompanisë Euroimmun.
Ky analizim konfirmon pozitivitetin direkt të IgG ose indirekt të IgM. Konfirmimi bëhet pa asnjë kosto shtesë. Pra, çmimi ngelet 4000 lekë.

Laboratori Intermedica është i vetmi laborator në Shqipëri, që kryen konfirmimin e rezultatit me dy metoda të ndryshme dhe me dy kompani të ndryshme.
Vlen të theksohet se Metoda ELISA dhe konkretisht e kompanisë EUROIMMUN, për analizimin e antitrupave AntiSARS CoV-2 është quajtur “Golden Standard” dhe shpesh rezultatet e kompanisë Euroimmun shërbejnë dhe si rezultate krahasuese referente nga kompani të tjera për të marrë certifikatën nga FDA Amerikane.

Marrja e mostrave bëhet edhe në klinikën Intermedica Sarandë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.