Tenderi për molin e peshkimit, 3 kompani tërhiqen, 1 eleminohet, fituesi me 99%


Është mbyllur me sukses të plotë tenderi për “Mirembajtja moli dhe bankina Qendra Manastir – Porti i Peshkimit Sarande”, ku vlera e tenderit ishte 5.124.984 lekë të reja pa tvsh ose më shumë se 60 milionë lekë.
Çuditërisht, nga ky tender janë dorëhequr 3 kompani, të cilat kishin dorëzuar oferta:
1- “B- 93” shpk Vlera 3 699 900
2- “K.M.K” shpk Vlera 3 125 600
3- “BEQIRI” shpk Vlera 4 028 400

Në njoftimin e publikuar në APP njoftohet se nga tenderi është skualifikuar “SPEKTRI” shpk me ofertë Vlera 3.667.040 me pretendimin se :
• Mungon grafiku i punimeve sipas zërave të preventivit.
• Gjatë verifikimit në vend të makinerive sipas shtojcës nr. 9 “Mbi disponimin e makinerive” të paraqitura në tender Operatori Ekonomik nuk na vendosi për verifikim një pjesë të makinerive duke pretenduar se ishin të angazhuara në punime të tjera private sipas process verbalit mbajtur në kantier datë 24.06.2020. Pra duke mos plotësuar pikën 2.3.7 në kriteret e vecanta të DST.

Në përfundim të të gjithë operacioni, fitues i tenderit është shpallur kompania “Jody Kompany” shpk me 5.049.180 lekë pa tvsh ose rreth 99% e Fondit Limit prej 5.124.984 lekë pa tvsh ose më shumë se 60 milionë të vjetra.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.