Tendera në mënyrë fiktive, SPAK dërgon për gjykim Leonidha Hriston dhe 4 të tjerë

23/07/2410:19

Shperndaje:

Abuzimi 770 milionë lekë me tenderat, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hriston dhe 4 ish-zyrtarë

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake, duke vërtetuar kështu edhe denoncimet e kryera nga Saranda Web dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.152, të vitit 2022. Të pandehur në këtë çështje janë shtetasit Leonidha Hristo, Florian Peri, Stavro Çavo, Lefteria Mekshi dhe Lefter Karajani, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

 

 

Akuzat dhe prova të administruara

 

 

Nga tërësia e akteve dhe provave të administruara gjatë hetimit, të cilat përfshijnë deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, transkriptimet e bisedave të përgjuara, dokumentacionit të administruar nga Bashkia Finiq dhe këqyrjeve të aparateve celularë, rezulton se në Bashkinë Finiq gjatë periudhës 2017-2019 janë zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike.

 

Roli i të pandehurve

 

I pandehuri Leonidha Hristo, si Kryetar i Bashkisë Finiq, ka pasur rolin e titullarit në procedurat e prokuruara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq. Florian Peri, si Përgjegjës i Njësisë së Prokurimit, ka pasur rolin e zyrtarit të prokurimit në procedurat e zhvilluara nga Bashkia Finiq. Stavro Çavo ka shërbyer si anëtar i NJP dhe KVO, duke administruar procedurat e prokurimit, ndërsa Lefteria Mekshi ka qenë gjithashtu anëtare e NJP dhe KVO në këto procedura. Lefter Karajani ka mbajtur detyrën e Juristit dhe specialistit të Prokurimeve në Bashkinë Finiq.

 

Veprimet e kundërligjshme dhe pasojat

 

Procedura e përpilimit dhe hedhjes së dokumentave të tenderave, si dhe vlerësimi i ofertave, është kryer kryesisht nga Florian Peri dhe Stavro Çavo, në vend të anëtarëve të caktuar të NJP dhe KVO. Leonidha Hristo ka ngarkuar persona të tjerë për të nënshkruar aktet e përpiluara dhe parapërgatitura nga zyrtarët e Bashkisë Finiq, pas përfundimit të procedurave të prokurimit.

Anëtarët e NJP dhe KVO kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për pjesëmarrjen e tyre në këto procedura dhe nuk kanë kryer vlerësimin e ofertave. Vlerësimi i ofertave është kryer faktikisht nga Florian Peri duke përdorur IP e Bashkisë Tiranë ose të kompanive të familjarëve të tij.

Këto veprime dhe mosveprime të kundërligjshme kanë rezultuar në procedura prokurimi fiktive, duke shpërdoruar detyrat ligjore të të pandehurve dhe shkaktuar dëm ekonomik nga diferencat e ofertave të kualifikuara në mënyrë të paracaktuar dhe jo sipas kritereve të ligjit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që Gjykata e Posaçme të fillojë gjykimin ndaj të pandehurve për shpërdorim detyre, duke ndjekur procedurat e mëtejshme ligjore për këtë rast të rëndësishëm të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.