Temat e diskutimit/ Shpallet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak për 2020


Përfundimisht Këshilli Bashkiak ka njoftuar se mbledhjen e parë për vitin 2020 do ta zhvillojë në 27 shkurt, ora 15:00.
Mbledhja e cila do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të ketë këtë rend dite:

1. P/Vendim “Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën, si dhe nga fondet e Buxhetit Vendor”,
2. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 –31 janar 2020 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”
3. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Janar 2020”.
4. P/Vendim “Mbi ngritjen e Këshillit Artistik – Kulturor ”
5. P/Vendim “Mbi miratimin e tematikës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak për periudhën Janar-Qershor 2020”
6. P/Vendim “ Mbi problematikat e PPV-së”
7. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas Vendimeve të Këshillit Bashkiak”

Pika të tjera:
1. Prezantimi i situatës aktuale në lidhje me strehimin të komunitetit Rom, të vendosur në Çukë .

2. Informacion nga Bashkia mbi ecurinë e problemeve të mbivendosjes së shesheve të qytetarëve, të mara me Vendim të Këshillit Bashkiak, por të hipotekuara nga ish-pronarë.

3. Informacion nga Bashkia mbi procesin e zbatimit të VKM 329 datë 22.05.2019 .

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Flamurtari dhe Butrinti përballen sot në Kupë, sarandiotët synojnë surprizën

Flamurtari dhe Butrinti përballen sot në Kupë, sarandiotët synojnë surprizën

18 Nëntor 2026 09:54
Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura

Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura

17 Nëntor 2026 12:39
Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%

Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%

17 Nëntor 2026 10:52
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori

Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori

17 Nëntor 2026 09:23
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula

Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula

16 Nëntor 2026 19:29
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin

Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin

16 Nëntor 2026 18:12