Të shtunën tubim mbarëkombëtar në varrezat e çamëve në Klogjer

30/08/1620:38

Shperndaje:


varrezat klogjer cameri Shoqata Demokratike Shqiptare Çamëria – Hollandë, me president Festim Lato, pritet të organizojë ditën e shtunë një tubim mbarëkombëtar në Varrezat Monumentale të shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer. Tubimi do të organizohet në orën 11.00 dhe në këtë tubim pritet të marrin pjesë qindra bashkatdhetarë nga të gjitha Trojet dhe shqiptarë të diasporës. Shoqata Demokratike Shqiptare Çamëria – Hollandë, me president Festim Lato, vjen në këtë tubim pas disa aktiviteteve të suksesshme të organizuara prej saj, ku midis të tjerave është edhe dorëzimi i dosjes së Çështjes Çame në Tribunalin e Hagës dhe kërkesës për shfuqizimin e vendimeve famëkeqe të Konferencës së Londrës dhe Protokollit të Firences.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO
Supermarketi Your Market kërkon Arkëtare, Punonjëse bulmeti dhe fruta perimesh
Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare
Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi
Sarandë – 71-vjeçari shpallet në kërkim pas akuzave nga një 19-vjeçare për ngacmim seksual

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.