Stefan Çipa lirohet nga ‘Burgjet’, emërohet te Enti i Banesave


Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa. Ai qëndroi vetëm 5 muaj në detyrë, pasi u emërua në shtator të 2018 duke zëvendësuar Arben Çukon, i cili pasi u lirua u arrestua, ndërsa tani po hetohet në arrest shtëpie. 
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka liruar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Stefan Çipa, ndërsa në vendin e tij ëshë emëruar Agim Ismaili, i cili më parë ka qenë drejtor i AKU-së. Vendimi është marrë ditën e djeshme, ndërsa Report Tv mëson se Çipa është emëruar në krye të Entit Kombëtar të Banesave.

Çipa u emërua në datë 3 shtator të vitit të kaluar në vendin e Arben Çukos (lexo këtu), i cili u shkarkua nga ministrja Gjonaj, ndërsa më pas u prangos në datë 21 tetor po të vitit 2018. Çuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa u kap nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime (lexo këtu).

Por pas 5 muajsh, u lirua edhe zëvendësuesi i ish-deputetit të PS-së. Stefan Çipa ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme, ai qenë më parë kryebashkiak i Sarandës dhe ministër i Brendshëm në 2002, ndërsa tashmë pas postit të drejtorit të Burgjeve do të drejtojë Entin Kombëtar të Banesave.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Lexoni më shumë
Princ Leka dënon dhunën ndaj protestuesve: Kush ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi
Lexoni më shumë
Kryepeshkopi Joan mesazh: Shqipëria është e të gjithëve, duhen vendime të urta dhe të pjekura
Lexoni më shumë
KMSH thirrje institucioneve: Merrni seriozisht kërkesat e qytetarëve, shmangni dhunën
Lexoni më shumë
Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.