Sot raportohet në Këshillin Bashkiak masat për vitin shkollor. A do t’i jepet fund mësimit me 2 turne?

30/08/249:48

Shperndaje:

 

Sot raportohet në Këshillin Bashkiak masat për vitin shkollor. A do t’i jepet fund mësimit me 2 turne?

 

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia Sarandë do të raportojë sot në Këshillin Bashkiak për masat e marra për vitin mësimor 2024-2025. Megjithatë, një nga pyetjet më të rëndësishme që ende mbetet pa përgjigje është nëse mësimi me turne në Sarandë do të marrë fund dhe nëse Eco Campus-i, një projekt shumë i përfolur, do të vihet më në fund në funksion.

 

Punimet për ndërtimin e Eco Campus-it Universitar në Sarandë nisën me shpresën për t’i dhënë fund sistemit të turneve në shkollat e qytetit, duke ofruar një zgjidhje për edukimin e të rinjve. Përfundimi i punimeve të ndërtimit të këtij kampusi u arrit shtatë vjet më parë, por, edhe në vitin mësimor 2024-2025, nxënësit e Sarandës duket se do të vazhdojnë të përballen me të njëjtat sfida, pasi Eco Campus-i ende nuk është funksional.

 

Saranda Web ka kërkuar informacion pranë Bashkisë Sarandë për statusin aktual të Eco Campus-it dhe nëse ai do të jetë gati për vitin shkollor 2024-2025. Fatkeqësisht, deri në këtë moment, nuk kemi marrë asnjë përgjigje për arsyet dhe pengesat që mbajnë këtë projekt jashtë funksionit.

 

Ndërkohë, qytetarët e Sarandës po humbin shpresat se ky projekt jetik për edukimin e fëmijëve të tyre do të realizohet një ditë dhe se mësimi me turne në shkollat e qytetit do të marrë fund. Frika se godina e Eco Campus-it mund të përdoret për qëllime të tjera gjithashtu po rritet, duke lënë qytetin në një situatë të pasigurt për të ardhmen e arsimit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve
Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re
Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët
Qytetari apelon përmes Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime – VIDEO
Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit
SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.