Festivali Ndërkombëtar “Butrinti 2000” në edicionin e 15-të

Festivali ndërkombëtar teatror “Butrinti 2000” në edicionin e 15 të tij, vjen këtë vit me gjashtë shfaqje për publikun artdashës dhe vizitorët e shumtë të jugut të vendit.
Ky edicion jubile zhvillohet në datat 13 deri më 19 korrik dhe do të ngjisë në skenë performanca nga Kina, Gjeorgjia, Greqia dhe Shqipëria.
Drejtori artistik i festivalit, Alfred Bualoti thotë se shfaqjet nga Shqipëria janë ato të teatrit Migjeni dhe ajo e Gjergj Prevazit.

 

PARKU KOMBETAR I BUTRINTIT - TEATRI I BUTRINTIT

Këtë vit, interesante është pjesamrrja e teatrit kombëtar të Pekinit që kanë mbuluar vetë edhe zhpenzimet e udhëtimit dhe sjelljen e dekorit me avion.
Bualoti: Ne na gëzoi fakti që Festivali i Butrintit që u bë i mundur që të kishim teatrin kombëtar të Kinës.

Festivali Ndërkombëtar i teatrove “Butrinti 2000” zhvillohet në teatrin antik të Butrintit dhe mbështetet nga, Parku Kombëtar Butrint, Ministria e Kulturës, Bashkia Sarandë dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.
Bëhet fjalë për një nga festivalet më jetëgjatë në vend që ndiqet jo vetëm nga vendasit por edhe nga turistët e huaj që pushojnë në Sarandë e Ksamil.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.