Sokol Dervishaj ashpërson tonet ndaj PS: Nxorrët rininë maleve për hashash


Sokol Dervishaj ashpërson tonet ndaj PS: Nxorrët rininë maleve për hashash.
Nëpërmjet një postimi në fb, kandidati i LSI për Sarandë Sokol Dervishaj ka replikuar ndaj goditjeve që i vijnë LSI nga Partia Socialiste.
– Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI, shkruan Sokol Dervishaj. Më tej ai vazhdon se “Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja.
E megjithatë po punojmë.
Hidhini një sy rrugës Tiranë-Elbasan.
Hidhini një sy Unazës së Madhe në Tiranë.
Nuk po e bën Bashkia, por Ministria e drejtuar nga LSI.
Pyesni drejtuesit tuaj për by-passin e Fierit dhe Vlorës, se mund të mësoni diçka më shumë, se fajtorët I gjeni mes vetes.
Shihni fushat e punuara me mund nga bujqit, të kuptoni se kush flet në erë, e kush punon e u gjendet pranë.
Mos e ngaterroni modestinë tonë me bujën e reklamave tuaja, se fasadave u del shpejt boja, njësoj si kallajit thotë populli.
Për ne Shqipëria është numri 1, sepse shqiptarët kanë nevojë për dinjitet, stabilitet dhe punë të ndershme.
Hiqni dorë nga thasët me miell, se shqiptarët nuk hanë një herë në katër vjet, por kanë nevoje për mirëqenie të përditshme.
Kujtoni si u mbushën birucat me fukarenj e si e ngjitët rininë maleve për hashash.
Prandaj dhe shqiptarët do votojnë ata që flasin pak, e punojnë shumë.
Do zgjedhin numrin 1“, përfundon Sokol Dervishaj/ Saranda Web

 


SHPËRNDAJE

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Meteorologët zbulojnë si do të jetë moti deri në fund të vitit dhe efektet e El Nino në Europë
Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura
Fondet IPARD të bllokuara: Bujqësia po humbet investime dhe aftësi konkurruese
Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.