Socialistët vjedhin kryeplakun e Mursisë

21/10/1921:37

Shperndaje:


Votimi per kryeplakun e Mursise ka kaluar ne nje masaker te vertete elektorale, ku per socialistet per te shpallur fitues kandidatin e tyre, kane nxjerre te pavlefshme 8 vota, aq sa u duheshin per te shpallur fituesin.
Ne keto zgjedhje  Odisea Mano kandidonte pa mbeshtetje politike dhe kishte perballe Tode Kristiri kandidat te propozuar dhe mbeshtetur nga PS.
Odisea Mano ne nje komunikim me Saranda Web shprehet se nuk ka patur proces te ndershem votimi, pasi ne krye te skemes se manupulimit dhe frikesimit te mursioteve qendronte administratorja e njesise Xarre, e cila hynte, dilte dhe shikonte voten e cdo votuesi.
Mano shprehet se komisioni i votimit u ka refuzuar te drejten e votes dhe ka mbyllur deren per 7 mbeshtetes te tij, pavaresisht se ata qendronin ne radhe per te votuar.

Edhe pasi perfundoi numerimi i votave, socialistet dolen humbes me rezeltatin 115 – 114, gje te cilen nuk e pranuan, duke nxjerre te pavlefshme edhe 2 vota te kandidatit te pavarur.
Rezultati final i firmosur nga komisioret socialiste ka qene 114 – 113, rezultat i cili eshte denoncuar nga kryeplaku ne detyre Odisea Mano, i cili shprehet se nuk do te lejoje te legjitimohet kjo masaker dhe tallje qe iu be fshatit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi
Dita e Verës në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO
Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.