Skema për bujqësinë, fermerët duhet të bashkohen në kooperativa që të përfitojnë

Rreth 70 mijë fermerë parashikohet të mbështeten nga skema kombëtare për këtë vit, ndërkohë që aplikimet për të përfituar hapen me 27 mars. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka sqaruar se prioritet i kësaj skeme do të jetë bashkimi i fermerëve për të prodhuar të njëjtat produkte.

Më 27 mars hapen aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj sqaroi se prioritet i kësaj mbështetjeje do të jenë ata fermerë që do të bashkohen për të prodhuar të njëjtin produkt.

“Për ta konkretizuar: nëse 4 anëtarë janë bashkë me një sipërfaqe toke 1 hektar ata marrin secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal. Ky bashkim operatorësh nuk nënkupton bashkim pronash, por bashkim interesash dhe prodhimi, sepse vetëm kështu ne mund të rrisim shkallë, të rrisim automatizim të produktit dhe mbi të gjitha të synojmë të njëjtin treg”, tha Denaj.

Ministrja shtoi se ndryshe nga skema e vitit të kaluar, këtë vit nuk do të ketë kufizime për blegtorët që do të marrin mbështetje nga buxheti i shtetit.

“Skema Kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane. Tavane, të cilat më parë limitonin aplikimin për më shumë se sa për shembull 300 krerë bagëti nuk ekziston. Ne do të japim 50% të financimit të çdo mase për çdo krerë bagëti mbi 300, e kështu nxisim më shumë rritjen e tufave dhe punojmë për të realizuar një ekonomi shkalle akoma më të lartë”, tha Denaj.

Kurse për skemën e naftës pa taksa, këtë vit nuk do të shpërndahen karta për të marrë naftë, por do t’u hidhen lekët në llogari bankare. Nëpërmjet kësaj skeme pritet të mbështeten financiarisht 70 mijë fermerë nga 65 mijë që përfituan vjet.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.