Skandal në Ksamil / Deti mbushet me baltë, bota nënujore dhe muzeu në rrezik – VIDEO

21/02/2610:57

Shperndaje:

Skandal në Ksamil / Deti mbushet me baltë, bota nënujore dhe muzeu në rrezik – VIDEO

Punimet që po kryhen në kuadër të projektit për ndërtimin e Shëtitores së Ksamilit po shoqërohen me denoncime të forta nga banorët dhe bizneset, të cilët flasin për një ndërhyrje të paprecedentë në vijën bregdetare dhe për një katastrofë të hapur mjedisore.

 

 

Pamjet e siguruara tregojnë qartë mbushjen e detit me materiale inerte, hedhjen e baltës në ujë dhe krijimin e sipërfaqeve të reja mbi det, ndërkohë që dallgët përplasen mbi struktura betoni e hekurash të ekspozuara. Uji i kristaltë i Ksamilit është kthyer në një masë të turbullt balte, duke sinjalizuar ndotje serioze të shtresave nënujore.

 

Sipas banorëve, përtej projektit të shpallur për “shëtitore”, në terren po realizohen edhe ndërtime pishinash pranë vijës së ujit, ndërkohë që po kryhet mbushje e detit për të krijuar platforma artificiale.

Në disa zona, janë hedhur sasi të konsiderueshme dheu dhe materiali inert direkt në det, duke ndryshuar konfiguracionin natyror të bregut. Kjo praktikë jo vetëm që cenon ekosistemin, por rrezikon edhe stabilitetin afatgjatë të vijës bregdetare.

 

Masakër nënujore: dëmtohet flora dhe fauna detare

 

Ekspertët paralajmërojnë se mbushja e detit me baltë dhe materiale inerte po dëmton rëndë jetën nënujore, duke mbytur organizmat në fundin e detit, shkatërruar habitatet e peshqve dhe rritur turbullirën e ujit. Ksamilit, i njohur për ujërat e kristalta dhe biodiversitetin, po i kanoset një dëm afatgjatë.

 

Projekti për krijimin e muzeut nënujor, përmes zhytjes së anijeve të flotës detare shqiptare, mund të vihet në rrezik nga turbullira dhe depozitimi i baltës, që ndikojnë negativisht në strukturat e zhytura dhe turizmin e zhytjes.

 

Banorët kërkojnë transparencë: a ka studim të ndikimit në mjedis, a është lejuar mbushja e detit dhe kush mban përgjegjësi për ndotjen?

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tragjedi në Greqi/ Përplasen dy helikopterë zjarrfikës gjatë betejës me flakët, dy të vdekur
Policia: Hyri me gomone mes pushuesve në Ksamil, gjobë 500 mijë lekë dhe bllokim të mjetit
Rama: Turp që djegin teserat e PS! Për ndarjen e bashkive jemi ende në diskutime
“Spartaku në Urën e Kardhiqit” – Shkëlqim Hajno sjell librin e tij më të ri
Nga sot ndalohen ndërtimet në zonat turistike, pezullimi deri më 15 shtator
Avokati kundërshton deklaratën e Policisë: K.J. nuk ka lidhje me ngjarjen, është arrestuar pa prova

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.