Sizmologu në Top Channel: Saranda dhe Butrinti në zonën e tërmeteve me forcë të madhe


Shqipëria është zonë sizmike, dhe me tërmete, me magnitudë 2 deri në 4, sipas shkallës rihter ndodhin pothuajse çdo dy apo tre ditë thonë sizmologët.

Por ndryshe nga dy vendet fqinjë Greqia dhe Turqia ku regjistrohen tërmete me magnitude mbi 7 në vendin tonë ka aktivitet më të ulët sizmik.

“Po ndodhin shpesh tërmet të vogla dhe kjo është mirë se shkarkon energji çka nuk lejon të ndodhin tërmete të mëdha”, u shprehet sizmologu Rrapo Ormeni.

Sipas Profesor Ormenit, ky tërmet është shumë larg tërmetit të ndodhur në vitin 79 për nga madhësia edhe pse mund të kishte shkaktuar nëse epiqendra e tij nuk do të ishte në det.

“Ishte 5.8 por ndryshimi është shumë i madh edhe nga 5.9 por edhe nga madhësia 6. Por fat ishte që epiqendra ishte mbi 30 km në det pasi po te ishte më i cekët do të kishte dëme”, ka shtuar sizmologu.

Tirana nuk është zonë sizmike dhe nuk regjistron tërmete. Ajo ndjen lëkundjet tërmeteve që ndodhin në qytetet e tjera të vendit që i përkasin hartës sizmike.

Tërmetet të madhësisë më të madhe ndodhin në bregdet e më pas madhësia e tyre vjen duke u zvogëluar në brezin e tretë.

“Durrësi është zonë me tërmete, Shkodra, Vlora, Saranda dhe Butrinit. Brezi i dytë është Ohër, Korçë dhe brezi i Tretë është Fier, Lushnjë, Elbasan”, ka thënë Ormeni.

Ekspertët e Sizmologjisë thonë se pas tërmetit të së shtunës kanë ndodhur mbi 400 lëkundje të tjera të cilat do të vijojnë deri sa pllakat tektonike të zënë vend. Por nuk ka vend për panik. Top Channel

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.