Siguria në shkolla: do hiqen kjoskat 50 metër afër, vëzhgim ndaj personave të dyshimtë

26/09/2318:53

Shperndaje:

Policia është e dislokuar nëpër shkolla për të identifikuar persona të rrezikshëm që mund të jenë kontingjent droge, për të garantuar sigurinë e nxënësve. Drafti për  Sigurinë në Shkolla pritet të kalojë në qeveri dhe përfshinë pastrimi i rrezes së shkollave edhe nga kioskat apo tabakinot, të cilat në të shkuarën kanë qenë jo pak herë burimi jo vetëm i alkoolit dhe duhanit, por edhe i lëndëve narkotike. E njëjta gjë po bëhet edhe me parkimet e automjeteve brenda kësaj rrezeje.

Ndërkohë, policia, kur ka dyshime, mund të ndërhyjë për kontroll edhe në biznese që janë në afërsi, me synim kapjen e rasteve të shitjes së narkotikëve. I gjithë ky aksion në afërsi të shkollave mori indice pas zhvillimit të operacionit “Tempulli”, ku u zbuluan droga dhe substanca të reja që po konsumohen nga të rinjtë dhe adoleshentët.

Një prej tyre ishte hashashi xhelatinoz i ardhur nga Kanadaja, i cili kategorikisht është i ndaluar, por edhe lënda e oksidit të azotit që merret përmes tullumbaceve. Oksidi i azotit është kthyer në një alarm ndërkombëtar nga mjekët pasi konsumi i tij është rritur ndjeshëm, sidomos te moshat e reja që e gjejnë me 300 lekë në lokale.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti fiton Derbin ndaj Delvinës me besim për ngjitje në kategori – VIDEO e PLOTË
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.