Si u hodh në erë Banka “Di Napoli” në Sarandë. Rrëfim nga Piro Mosi

11/12/1619:40

Shperndaje:


saranda dikur

 

Rrëfim nga dëshmitari okular PiroMosi për gazetarin Agron Mema.
Piro Mosi është nga familjet e ardhura herët në Sarandë qysh në fundshekullin e 19-të. Familja e tij me origjinë shkodrane, ka ushtruar zanatin e fotografit, zanat të cilin e trashëgoi për vite e vite edhe vet Piro duke u kthyer në një nga dëshmitarët e rrallë të zhvillimeve historike dhe sociale të Sarandës.Fototeka e tij rregjistraonte mijra fotografi dhe filma fotografik deri në vitin e mbrapsht 1997 , kur masakra dhe dora kriminale nuk u ndal as ndaj kësajë pasurie me vlera të rrala historike, por u vuri flakën duke zhdukur këto thesare dokumentare. Piro Mosi, babai i aktorit të mirnjohur Zef Mosi, nuk rrëfehet për herë të parë në faqet e gazetës”Telegraf”.Si dëshmitarë okular i shumë ngjarjeve ai ka rrëfyer pushtimin e Sarandës nga Italia fashiste duke sjellë përjetimet e asajë dite fatkeqe për shqiptarët.Ka rrëfyer çlirimin e Sarandës, gjithashtu episode nga sakrificat e ndërtimit të socializmit dhe frikën nga sigurimi i shtetit.Në rrëfimin e sotëm tregon momentet e hedhjes në erë të bankës që funksiononte në Sarandë, “Di Napoli”. Musolinit i pëlqeu shumë Saranda dhe i vuri emrin e vajzës së tij, Porto –Eda, dhe për këtë , për ta fuqizuar edhe ekonomikisht me krijimin e hapësirave tregtare dhe bankare, hapi bankën “Di Napoli” Ja ç’tregon Piro për hedhjen në erë të sajë:
“Hedhja në erë e bankës “Di Napoli” në Sarandë ka ndidhur në vitin 1945.Mungesa e përvojës xheniere për të trajtuar dhe përdorur lëndët plasëse ushtarake detyruan komandën e Brigadës së XIV S ta caktonte si depo mgazinimi mjediset e kësajë banke për magazinimin e grumbullimit të mjeteve dhe lëndve luftarake të lëna nga ushtritë pushtuese ku e si të mundnin duke sjellur kështu rrezikun e jetës së banorve, sidomos të fëmijve që i quanin lodra dhe shumë prej tyre humbën jetën dhe u gjymtuan prej tyre.Dhe këto ishin shumë materjale e municion luftarak, që nga predha artilerie të kalbrave të ndryshëm si dhe mjaft mina antitanke. Për ruajtjen e depos së bankës, tanimë të kthyer në depo municioni , ishte caktuar një skuadër partizane, pjesë e së cilës ishte edhe piqerasjoti Vasillaq Mëhilli(dëshmor) i cili kishte dedhe pasion gjuetinë e peshkut me dinamit.E pashë vet personalisht 30 minuta para ngjarjes fatale që i mori edhe jetën.Ishte duke hapur mina.U largova, po pa shkuar në molo ndjeva një plasje të fuqishme, toka u tund e u drodh si tërmet.Erdhi nga depot e bankës.
Kuptova menjëherë se çfarë kishte ngjarë, po nuk kisha guxim të shkoja aty. Vendi qe në flakë, tym dhe erë baroti.Nuk ma mbajti edhe pse njihesha me viktimën. Në hyrje të depos, në të djathtë të sajë, një tricikli gjerman i qe çarë sarbatori dhe qe përfshirë në flakë, dhe flaka shpërndahej përgjatë murit drejt vendit të minave që ishin grumbulluar. Në atë kohë në Sarandë kish mbetur edhe një ushtar gjerman i cili u thirr për ndihmë.Ai e pa rrezikun dhe tha që të merreshin masa të largohej popullata sepse shpërthimi i hatashëm qe gati-gati pas 20 minutash. Dhe vërtet pas pak kohësh , ndoshta dy orësh, një shpërthim i tmerrshëm tronditi Sarandën, shpërthim që thanë se qe ndjerë e dëgjuar deri në Vlorë e Korfuz.Edhe sot në brig të gjirit të sarandës shifen pjesë nga muri i bankës zhvendosur nga fuqia shpërthyese. Kjo është ngjarja që i mori jetën një personi dhe u përjetua me emocione tronditse.Prania se një koloneli gjerman në këtë ngjarje është plotësisht i vërtetë se e kam parë vet.Më von ky kolonel ju dërgua për hetime shtabit të përgjithshëm.Në ato çaste edhe nxënësit e shkollave u nxorrën nga klasat e mësimit dhe bashkë me shumë familje sarandjote u strehuan pranë molos së Sarandës”.
Pergatiti, Agron MEMA

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë
Irakli Davella, 46-vjeçari nga Saranda që u ekzekutua sot në Athinë
Banesa e një të moshuare në Sarandë përfshihet nga flakët, nxirret nga fqinjët – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.