Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin

Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin.
Ekzekutohet vendimi i gjykatës, arrestohet 43-vjeçari në Konispol pas ngjarjes tragjike familjare

 

Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin

 

Policia e Sarandës ka vënë në zbatim vendimin e drejtësisë, duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj, 43 vjeç, banues në fshatin Shalës të bashkisë Konispol. Arrestimi i tij vjen pas vendimit të Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, e cila e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

 

Ngjarja për të cilën u dha vendimi daton më 10 gusht 2024 dhe tronditi opinionin publik në jug të vendit. Sipas hetimeve të kryera në atë kohë, drama ndodhi brenda familjes Islamaj në Shalës, ku 69-vjeçari Hysen Islamaj kishte vrarë bashkëshorten e tij, 66-vjeçaren Shano Islamaj, dhe më pas kishte kërcënuar e sulmuar edhe djalin e tyre.

 

Në dëshminë e dhënë menjëherë pas ngjarjes, Klementin Islamaj ka përshkruar momentet e rënda që kishte përjetuar brenda banesës, duke rrëfyer se kishte gjetur nënën e pajetë dhe ishte përballur me babain në gjendje agresive. Ai deklaroi se, i tronditur nga ajo që pa dhe nga frika për fatin e fëmijëve, reagoi duke e goditur të atin me grushta, pa përdorur objekte të forta, veprim që më pas rezultoi fatal.

 

Sipas të njëjtës dëshmi, pas momentit të përplasjes fizike, ai është përpjekur t’i japë ndihmë babait dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa ka konstatuar se nëna e tij po jepte frymën e fundit.

 

Edhe pse kanë kaluar gati dy vite nga kjo ngjarje e rëndë familjare, burime bëjnë me dije se gjendja psikologjike e 43-vjeçarit mbetet e rënduar, ndërsa ekzekutimi i vendimit shënon një tjetër kapitull në një histori që vijon të mbetet ndër më të dhimbshmet në zonën e Konispolit.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë
Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë