Shtohen lindjet në Sarandë, mjeku gjinekolog: Në tre muaj erdhën në jetë 50 bebe


Qyteti i Sarandës ka shënuar rritje të lindshmërisë ku përgjatë vitit që lamë pas erdhën në jetë rreth 300 foshnje duke shënuar rritje krahasuar me vitet e mëparshme. Ndërkohë ambientet e maternitetit janë transformuar duke ofruar kushte më të mira, por kjo s’ka ndikuar në uljen e emigracionit të bluzave të bardha. Mjeku gjinekolog Nuredin Çapari tha se numri i lindjeve është rritur me 50 bebe më shumë gjatë 10-vjeçarit të fundit.
“Numri i lindjeve për vitin që kaloi ishte rreth 300-296 lindje, është gjithmonë e më në rritje. Në 10-vjeçarin e fundit Saranda e ka patur numrin midis 240-260 lindje”, tha mjeku gjinekolog, Nuredin Çapari.

VIDEO në youtube https://youtu.be/KXeLykRTOMY

Përgjatë 2020 janë regjistruar 296 lindje në qytetin e Sarandës, ndërsa vitet e fundit numri i lindjeve ka qenë rreth 250 lindje në vit. Mjeku gjinekolog Nuredin Çepari thotë se pavarësisht kushteve të përmirësuara të ambienteve të shërbimit, materniteti i Sarandës nuk i ka shpëtuar fenomenit të emigracionit të personelit mjekësor .

“Gjatë këtij tre mujori janë afërsisht rreth 50 lindje. Një problem i cili është jo vetëm për ne por pothuajse është rekrutimi i personelit të ri që është me pakicë për të gjithë Shqipërinë. Pothuajse mbi 50 % e personelit mjekësor të mesëm kanë ikur jashtë shteti“, tha Çapari.

Ndryshe nga vitet e kaluara ku banorët e Sarandës udhëtonin drejt Janinës apo Tiranës për të sjellë në jetë foshnja vitet e fundit materniteti i qytetit të Sarandës ka pësuar një transformim rrënjësor, pasi pranë spitalit është ndërtuar dhe godina e re e pajisur me mjetet e teknologjisë bashkëkohore. /Shqiptarja.com

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë
Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.