Shtohen lindjet në Sarandë, mjeku gjinekolog: Në tre muaj erdhën në jetë 50 bebe

19/03/2120:47

Shperndaje:


Qyteti i Sarandës ka shënuar rritje të lindshmërisë ku përgjatë vitit që lamë pas erdhën në jetë rreth 300 foshnje duke shënuar rritje krahasuar me vitet e mëparshme. Ndërkohë ambientet e maternitetit janë transformuar duke ofruar kushte më të mira, por kjo s’ka ndikuar në uljen e emigracionit të bluzave të bardha. Mjeku gjinekolog Nuredin Çapari tha se numri i lindjeve është rritur me 50 bebe më shumë gjatë 10-vjeçarit të fundit.
Numri i lindjeve për vitin që kaloi ishte rreth 300-296 lindje, është gjithmonë e më në rritje. Në 10-vjeçarin e fundit Saranda e ka patur numrin midis 240-260 lindje”, tha mjeku gjinekolog, Nuredin Çapari.

VIDEO në youtube https://youtu.be/KXeLykRTOMY

Përgjatë 2020 janë regjistruar 296 lindje në qytetin e Sarandës, ndërsa vitet e fundit numri i lindjeve ka qenë rreth 250 lindje në vit. Mjeku gjinekolog Nuredin Çepari thotë se pavarësisht kushteve të përmirësuara të ambienteve të shërbimit, materniteti i Sarandës nuk i ka shpëtuar fenomenit të emigracionit të personelit mjekësor .

Gjatë këtij tre mujori janë afërsisht rreth 50 lindje. Një problem i cili është jo vetëm për ne por pothuajse është rekrutimi i personelit të ri që është me pakicë për të gjithë Shqipërinë. Pothuajse mbi 50 % e personelit mjekësor të mesëm kanë ikur jashtë shteti“, tha Çapari.

Ndryshe nga vitet e kaluara ku banorët e Sarandës udhëtonin drejt Janinës apo Tiranës për të sjellë në jetë foshnja vitet e fundit materniteti i qytetit të Sarandës ka pësuar një transformim rrënjësor, pasi pranë spitalit është ndërtuar dhe godina e re e pajisur me mjetet e teknologjisë bashkëkohore. /Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.