Shtetasja polake ankohet në Saranda Web: më kafshoi një qen endacak në shëtitoren e Sarandës

03/07/2613:48

Shperndaje:

Shtetasja polake: “Sapo më kafshoi një qen endacak në shëtitoren e Sarandës, situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme”. Një shtetase polake, e cila prej disa kohësh jeton në Sarandë, ka denoncuar se është kafshuar nga një qen endacak në shëtitoren e qytetit, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e banorëve dhe vizitorëve.

 

Shtetasja polake “Sapo më kafshoi një qen endacak në shëtitoren e Sarandës

 

Në mesazhin e dërguar për Saranda Web, ajo shkruan:

“Sapo, pak çaste më parë, më kafshoi një qen endacak në shëtitoren e Sarandës. Bëni diçka më në fund, sepse situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme.”

 

Ajo bën me dije se pas ngjarjes është paraqitur në spital, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm.

Sipas saj, prej rreth një viti e gjysmë kujdeset për një qen të adoptuar nga Saranda, të cilin e shëtit gjithmonë me zinxhir dhe po e edukon për sjellje korrekte. Megjithatë, ajo thekson se problem mbeten qentë endacakë agresivë që lëvizin lirshëm në shëtitore.

 

“Praktikisht nuk mund të shëtisim me qenin tonë në shëtitore, sepse këta qen janë agresivë dhe na sulen. Kjo nuk është hera e parë që kafshohet një njeri në Shëtitore,” shprehet ajo.

 

Polakja ka dërguar gjithashtu Saranda Web fotografi nga ngjarja, duke theksuar se ato mund të përdoren për të dokumentuar rastin, me shpresën se kjo do të ndikojë në ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe në marrjen e masave konkrete për menaxhimin e qenve endacakë.

 

Rasti rikthen në vëmendje problematikën e qenve endacakë në Sarandë, një çështje e ngritur vazhdimisht nga banorët, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur qyteti frekuentohet nga mijëra vizitorë çdo ditë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Coffee & Crepes SHEHU kërkon të punësojë Kamarier
Banorët denoncojnë: Kanë çarë rrugët dhe kanë braktisur punimet prej 3 muajsh
Pajtim Çaushi promovon në Sarandë romanin e ri “Shitësit e Reve”
Jungle Lounge në Sarandë kërkon Kamariere dhe Hostes
Arsid Gjura (R Jay) nga Saranda, “Dashuri Mëkatare” merr 7 vlerësime ndërkombëtare
Jako Premium Hotel kërkon Sanitare. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.