Shqiptarët rrahin çiftin gjerman, nuk pranuan të paguanin parkingun në rrugë

18/09/1622:26

Shperndaje:


bunec_saranda_by_vini007Shqiptarët rrahin çiftin gjerman, nuk pranuan të paguanin parkingun në rrugë. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sonte në plazhin e Bunecit, disa kilometra nga Saranda.
Sipas policisë, dy shtetas shqiptar (bashkëshortë), janë konfliktuar fizikisht me shtetasit J.C, 61 vjeç dhe C.C, 59 vjeçe (bashkëshortë) me banim në Gjermani.
Policia thotë se konflikt e sipër çifti shqiptar ka dëmtuar lehtë shtetasin gjerman J.C, dhe më pas janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.
Konflikti sipas policisë. ka nisur për shkak të pagesës së parkimit të automjetit gjerman “Rulot”, tarifë e cila është kërkuar nga ana e çiftit shqiptar duke mos qenë pronarë të zonës (vendit).
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Himarë janë vënë ndjekje të shtetasve në fjalë dhe kanë bërë të mundur kapjen e tyre në aksin rrugor Himarë – Vlorë pranë Orikumit.
Policia ka identifikuar personat e dyshuar si:
1. L.S, 41 vjeç,
2. D. N, 28 vjeçe, të cilët po udhëtonin drejt qytetit të Vlorës me automjetin e tyre tip “Benz”.
Këta shtetas janë shoqëruar drejt Stacionit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti fiton bindshëm ndaj Maliqit, Kolonja protagonist me dopietë në ditëlindje
ELAR Hotel në Sarandë kërkon Banakier, Kamarier Restoranti dhe Kamarier Bari
Migel Flor promovon në Sarandë librin “Vajza që kalëroi Diellin”
Ëndrra e Butrintit për Kategorinë e Parë vazhdon, sot përballje me Maliqin 
Terminali i autobusëve në Sarandë gati, qytetarët kërkojnë autobus urban dhe semaforë
“The Nomad” Burgers në Sarandë kërkon të punësojë staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.