Shqiptarët garojnë për Parlamentin Grek dhe Europian


Partia e majte Pasok,nje parti historike ne shtetin grek, ka perfshire ne listat e saj zgjedhore ,per here te pare ne historine e Greqise, kanditate me origjine shqiptare.
Eshte nje moment shume I rendesishem dhe historik per komunitetin shqiptar pasi integrimi dhe perfshirja ne te gjitha rangjet e politikes tregon se shqiptaret, pas 30 vjetesh ne emigracion, tashme kane mundesine te perfaqesohen denjesisht ne jeten politike te vendit.
Per parlamentin Grek ne zonen zgjedhore A’ Athinas, kandidon  Fatos Malaj i cili eshte nje personalitet i shumenjohur ne komunitetin shqiptar ne Greqi pasi eshte prej shume vitesh I angazhuar ne procesin e ligjit per emigracionin dhe i akredituar si Ndermjetes Nderkulturor ne Qendren e Decentralizuar te Periferise se Atikës.
Gjate gjithe ketyre viteve, ai ka marre pjese ne shume seanca te komisioneve te Parlamentit duke sugjeruar pika dhe nene qe lehtesonin proceduren e legalizimit.
Zotin Malaj mund ta votojne te gjithe shqiptaret me shtetesi greke qe jetojne ne zonen elektorale A’ Athinas e cila perfshin zonen e qendres se kryeqytetit Grek.
Per Parlamentin Europian zgjedhja e Pasokut eshte profesoria Eda Gemi e specializuar ne fushen e qeverisjes se emigracionit dhe politikave integruese.
Aktualisht eshte lektore dhe studiuese prane: ISR- Institute for Urban and Regional Research ne Viene. Veçanerisht ne zgjedhjet europarlamentare, mund te votojne te gjithe shqiptaret me pashaporte greke kudo qe jetojne ne Greqi pa kufizim periferie apo vendbanimi por edhe te gjithe ata me banim ne nje nga 27 vendet anetare te BE.
Per pjesemarrjen ne votime te atyre qe jetojne ne shtetet europiane ka nje procedure te parashikuar nga Ministria e Brendshme Greke. Sipas kesaj te interesuarit mund te votojne ne vendin ku jetojne pasi te kene aplikuar brenda dates 5 Prill 2019 ne adresen online (KLIKO KETU)

Procedura eshte shume e thjeshte dhe mund ta beje kushdo nga shtepia duke klikuar adresen e mesiperme. Votimi do te behet ne qendrat qe do te vendose ambasada greke ne shtetet perkatese.
Shqiptaret tashme kane rastin e madh historik te perfaqesohen ne institucionet me te larta Greke dhe Europiane dhe kete mund ta realizojne duke treguar mobilizim te komunitetit dhe bashkim ne votimet e ardhshme, vetem ne kete menyre do te realizohet integrimi I plote I tyre dhe do te hapet rruga per brezat ne vazhdim.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.