Shqipëria njeh gjuhët e minoriteteve! Aty ku janë 20% e popullsisë, tabelat e rrugës në 2 gjuhë

24/06/2013:00

Shperndaje:


Në çdo njësi administrative në të cilën 20 % e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetit vendorë.
ReportTv ka siguruar ekskluzivisht draftin e Ministrisë së Brendshme e cila propozon përdorimin e gjuhës së minoritetet si dhe të drejtën e vendosjes së tabelave, sinjalistikës, toponimeve lagjeve dhe shesheve në gjuhën e tyre. Drafti aktualisht është në shqyrtim dhe pritet që pas kalimit edhe në komisionet parlamentare të marrë votat e parlamentit për t’u kthyer në ligj brenda vitit.

Në propozimin e ministrit Lleshaj thuhet “Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre’’.
Ky draft përcakton edhe se ku do të përdoret dy gjuhësia: “Gjatë procesit të informimit mbi të drejtat e tyre, “Për vetëqeverisjen vendore”, aksesit në programin e transparencës; gjatë seancave të këshillimeve me bashkësinë përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, në paraqitjen e kërkesave apo ankesave drejtuar organeve bazë të vetëqeverisjes vendore, për të paraqitur iniciativa qytetare nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar, drejtuar këshillit bashkiak sipas parashikimeve të përcaktuara në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak”.

Një tjetër risi e këtij ligji është edhe emërtimi i njësisë administrative ku minoritetet bëjnë pjesë, e sipas nenit tetë kur ata janë 20 % me anë të një kërkese ata kanë të drejtë të vendosin ‘’për emërtimin e njësisë administrative, rrugëve shesheve, territoreve, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën e pakicës kombëtare.
Në këtë rast, kërkesa paraqitet dhe shqyrtohet nga organet përgjegjëse të njësive të vetëqeverisjes vendore. Aktualisht Shqipëria njeh disa minoritetet mes tyre atë grek, malazes, maqedonas, vlleh-arumun, së fundmi dhe minoritetin bullgar. SHQIPTARJA.COM

VIDEO

https://youtu.be/mJq61dkoiSI


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Na rrëmbyet pronën” – Të rinjtë çohen në protestë kundër bllokimit të monopatinave
1 në pranga, 2 në ndjekje penale dhe 1 në kërkim nga Policia e Sarandës
Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
Arja’s Fish Restorant kërkon Kuzhinier, Kasiere dhe Pjatalarëse për sezonin veror
SEAS Distribution kërkon Agjent Shitjesh për zonën Tepelenë – Gjirokastër – Sarandë
Restorant Primavera kërkon Picier, Ndihmës Picier, Sallatiere, Kamarier/e. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.