Reklamë I Love Orange

Shpresa e tradhtuar e banorëve të Shelegarit: Rruga e shumëpritur shtrohet me beton 2 cm – VIDEO

Shpresa e tradhtuar e banorëve të Shelegarit: Rruga e shumëpritur po shtrohet me beton 2 cm

Një vit më parë, banorët e fshatit Shelegar në Bashkinë Sarandë ngritën zërin e tyre në Saranda Web, duke kërkuar një rrugë dinjitoze, një mundësi për të dalë nga izolimi dhe për të ndjerë, më në fund, se nuk ishin të harruar.

 

 

Ankesa e tyre u dëgjua dhe, me gëzim të madh, ata pritën lajmin se ishin miratuar 100 mijë euro për shtrimin e rrugës me beton dhe për ndriçimin e saj. Ishte një çast shprese, një besim i rilindur se edhe për ta, përjetësisht të lënë në harresë, kishte ardhur dita e ndryshimit.

 

Por sot, ajo shpresë është shkelur brutalisht. Investimi ka nisur, por jo siç ëndërronin banorët. Rruga po shtrohet, por me cilësi të mjerueshme, duke i bërë ata të kuptojnë se edhe këtë herë u është servirur një mashtrim. Trashësia e betonit është aq e hollë, saqë në disa vende telat e betonit dalin mbi sipërfaqe, një dëshmi e papërgjegjshmërisë dhe neglizhencës që po varros çdo pritshmëri të tyre. Një banor, i cili guxoi të ankohej, thotë se jo vetëm që nuk u mor parasysh, por u kërcënua nga punonjës të firmës.

 

Kryeplaku i fshatit ka kërkuar ndihmën e inxhinierëve të bashkisë, të cilët i premtuan se betoni i hedhur do të prishet dhe rruga do të rindërtohet sipas standardeve. Por koha kalon dhe asnjë hap nuk është hedhur për të korrigjuar këtë padrejtësi. Në heshtjen e autoriteteve, banorët e Shelegarit ndihen të tradhtuar dhe të braktisur, si gjithmonë.
Si për ironi, një pjesë e rrugës, e parashikuar në projekt, nuk po preket fare. Mbuluar nga pluhuri dhe balta, ajo mbetet një simbol i indiferencës, një kujtesë se premtimet boshe u shndërruan në zhgënjim.

 

Banorët nuk kërkojnë më shumë se atë që u premtua: një rrugë të sigurt dhe të qëndrueshme. Por sot, ata e gjejnë veten sërish në udhëkryq, duke pritur me ankth nëse dikush do të marrë përgjegjësinë për këtë situatë.
Ndërsa sytë e tyre shohin betonin e dobët që copëtohet para syve të tyre, një pyetje e heshtur, por therëse, mbetet pezull në ajër: A ka drejtësi për ne?

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47