Shpallet ankand për dhënie me qera të 450 m² në Syrin e Kaltër. Çmimi?! Lexojeni…

30/10/1919:24

Shperndaje:


Ministria e Financave ka hapur procedurën për dhënien me qira të ambienteve te “Syri i Kaltër”.
Sipas dokumenteve të publikuara në APP, qeveria ka vendosur “dhënien me qira të pasurisë shtetërore me numër 652/1 vol. 4, faqe 15, zk. 2758, me emërtimin ‘Kabina Druri, 5 copë’, me sipërfaqe totale 470 m2, nga të cilat 220 m2 nën objekt dhe 250 m2 sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër, Delvinë, në administrim të shoqërisë ‘Albturist T.O’ Sha”.

Në dokumente thuhet se “dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zones”.
Sipas saj, konkurrimi do të zhvillohej në datën 30 tetor (sot) në Ministrinë e Financave dhe vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 72 500 lekë/në muaj ose 600 euro në muaj!

Ministria ka përcaktuar se vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet nga investimi me 40 pikë, punësimi 30 pikë dhe tarifa mujore e qirasë 30 pikë. Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 10 vjet. “Objekti mund të jepet me qira vetëm duke ruajtur destinacionin e tij fillestar, që është, ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit turistik.”

Pak ditë më parë, Klosi deklaroi se Syri i Kaltër është një gangrenë nga mënyra e menaxhimit, ndërsa deklaroi se “kemi gati plan për vitin 2020”. Por, duket se plani paska qenë gati me kohë, atë të lëshimit me qira për një shumë qesharake.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit
Njoftim punësimi në Uma Restaurant në Ksamil. Ofrohet akomodim për stafin
Zjarr në pyllin mes Malçanit dhe Grazhdanit, kërkohet ndërhyrje me helikopter
Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Restorant “Nëndetsja” kërkon të punësojë Sallatiere. Ofrohet akomodim
Hotel ArtNest në lagjen nr. 1 në Sarandë kërkon Recepsionist/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.