![](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2021/05/ORANGE-1-1.png)
Shpallet ankand për dhënie me qera të 450 m² në Syrin e Kaltër. Çmimi?! Lexojeni…
Ministria e Financave ka hapur procedurën për dhënien me qira të ambienteve te “Syri i Kaltër”.
Sipas dokumenteve të publikuara në APP, qeveria ka vendosur “dhënien me qira të pasurisë shtetërore me numër 652/1 vol. 4, faqe 15, zk. 2758, me emërtimin ‘Kabina Druri, 5 copë’, me sipërfaqe totale 470 m2, nga të cilat 220 m2 nën objekt dhe 250 m2 sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër, Delvinë, në administrim të shoqërisë ‘Albturist T.O’ Sha”.
Në dokumente thuhet se “dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zones”.
Sipas saj, konkurrimi do të zhvillohej në datën 30 tetor (sot) në Ministrinë e Financave dhe vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 72 500 lekë/në muaj ose 600 euro në muaj!
Ministria ka përcaktuar se vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet nga investimi me 40 pikë, punësimi 30 pikë dhe tarifa mujore e qirasë 30 pikë. Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 10 vjet. “Objekti mund të jepet me qira vetëm duke ruajtur destinacionin e tij fillestar, që është, ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit turistik.”
Pak ditë më parë, Klosi deklaroi se Syri i Kaltër është një gangrenë nga mënyra e menaxhimit, ndërsa deklaroi se “kemi gati plan për vitin 2020”. Por, duket se plani paska qenë gati me kohë, atë të lëshimit me qira për një shumë qesharake.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
![](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2024/06/apartamente-ne-sarande.png)
![](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2023/07/finikas-lines-traget-sarande-korfuz-vere-2023.jpg)
![](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2024/03/ATELIE-STELA-SKENDERAJ-1.gif)
![](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2021/05/miri.gif)
![](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2022/01/ONE-CLICK-INTERNET-TELEVIZION-KABLLOR-FIBER-SARANDE-1.gif)
Rezervime
Suvenire
![PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2022/03/PUNIME-ARTIZANE-BUTRINT-PJETER-PERKEQI-17.jpeg)
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
30/10/1919:24
![PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2022/03/PUNIME-ARTIZANE-BUTRINT-PJETER-PERKEQI-20.jpeg)
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
30/10/1919:24
![PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2022/03/PUNIME-ARTIZANE-BUTRINT-PJETER-PERKEQI-26.jpeg)
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
30/10/1919:24
![PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2023/02/PUNIME-ARTIZANE-BUTRINT-PJETER-PERKEQI-29.jpg)
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
30/10/1919:24
![PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2022/03/PUNIME-ARTIZANE-BUTRINT-PJETER-PERKEQI-5.jpeg)
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
30/10/1919:24