Shmanget tragjedia: Fëmija 3-vjeçar varet në kangjellat e ballkonit


Eshte shmangur nje prag tragjedie ne qytetin e Sarandes, ku nje femije 3-vjecar ka rrezikuar te rrezohet nga kati i nente i pallatit me te larte ne Sarande.
Ngjarja eshte shenuar paraditen e sotme ne pallatin 15-katesh ne qender te Sarandes.
Nje femije 3 vjec, i cili i ka shpetuar vemendjes se prinderve,  ka dale ne ballkon dhe ka kapercyer kangjellat.
Femija eshte vene re rastesisht nga nje person ne tregun e qytetit, i cili ndodhet ne krahun e pasem te nderteses.

Menjehere eshte njoftuar policia, forcat zjarrfikse dhe ambulanca. Ne te njejten kohe qe dhjetra njerez ndiqnin me ankth kete ngjarje, nje punonjes i policise ka arritur te shkoje ne banese dhe se bashku me nenes e femijes kane arritur ta kapin femijen dhe te shmangin keshtu nje tragjedi te vertete.

Banoret e 15-katshit, te cilet me se shumti jane me qera, shprehen se verandat ne kete godine jane shume te rrezikshme per shkak se kangjellat ngrihen pothuajse nga niveli zero i verandes dhe se ata jane detyruar te vendosin rrjeta plastike per mbrojtjen e femijeve.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.