Shkollat në fshatra të Delvinës në kushte skandaloze, pa tualet dhe ujë


Të hënë nisën viti i ri shkollor por në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.
Në shkollën e fshatin Sopot të Delvinës, nuk ka asnjë kusht minimal, s’ka tualet dhe ujë. Siç duket dhe nga pamjet as shkollë s’mund të quhet thjeshtë është një ambient i vjetër me disa klasa ku mëson një numër qesharak nxënësish.
“S’ka banja e ujë. Ka 4 fëmijë dhe 4 mësues”, thotë banorja.
Salihe Meto një banore autoktone na tregon se fëmijët siç i quan mbesat e nipërit e vetë i kanë dërguar për tu shkolluar në Delvinë.

“I kemi dërguar në Delvinë se bëjnë e kurse. Këtu s’ka konkurrencë”, thotë ajo.

Banorët e paktë që kanë mbetur përballen me shumë probleme.

“S’ka ujë mbushim me makina. Njëherë në 2 javë kemi”, thotë banorja.

Një problem që u ndeshëm e që na detyroi të lëmë makinën në Delvinë është kjo rrugë e shkatërruar.

Banorët ecin mbi kuaj për të shkuar për ndonjë punë ne qytet dhe nuk besojnë se gjendja do ndryshojë.

Fshati Sopot që ndodhet vetëm 12 km larg nga Delvina nga të vjetërit njihet me emrin Varfanj.

Banorët janë kryesisht me origjinë çame dhe emrin Varfanj e vendosën në 1928 kur mbërritën në këtë zonën të Delvinës në kujtim të fshatit Varfanj të Gumenicës ku kishin jetuar më parë./abcnews.al VIDEO https://youtu.be/qG8AtL311aU

https://youtu.be/qG8AtL311aU

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.