Shkollat do jenë hapur edhe pas mësimit, qeveria plan për angazhimin e mësuesve në pension

19/03/2618:47

Shperndaje:

Shkollat do jenë hapur edhe pas mësimit, qeveria plan për angazhimin e mësuesve në pension

Qeveria po përgatit një program të ri kombëtar që synon zgjerimin e aktiviteteve në shkollat parauniversitare edhe pas përfundimit të orarit mësimor. Nisma parashikon që ambientet shkollore të përdoren për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme edukative, kulturore dhe sportive për nxënësit.

 

Shkollat do jenë hapur edhe pas mësimit, qeveria plan për angazhimin e mësuesve në pension

 

Sipas ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, programi do të përfshijë jo vetëm mësuesit aktualë, por edhe mësues të dalë në pension, si dhe ata që janë në pritje punësimi. Gjithashtu, pritet të angazhohen edhe persona me përvojë në fusha si arti, muzika, teatri dhe zanatet, në varësi të aktiviteteve që do të zhvillohen në çdo shkollë.

 

Ky program pritet të shoqërohet me ndryshime ligjore, të cilat do të përcaktojnë mënyrën e funksionimit dhe financimit të tij, përfshirë edhe pagesat për orët shtesë të angazhimit. Autoritetet synojnë që aktivitetet pas mësimit të zbatohen në të gjitha shkollat e vendit, duke krijuar një strukturë të unifikuar në nivel kombëtar.

 

Në Shqipëri funksionojnë rreth 1498 shkolla parauniversitare dhe sistemi përfshin afërsisht 345 mijë nxënës nga klasa e parë deri në maturë.

 

Në të njëjtën mbledhje të Këshillit të Ministrave janë miratuar edhe disa vendime të tjera në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. Ndër to përfshihet mundësia që agjenci të tjera publike të krijojnë institute kërkimore, si dhe përcaktimi i kategorive të pagave dhe shpërblimeve për kërkuesit shkencorë.

 

Po ashtu, është vendosur transformimi i Qendrës së Shërbimeve Arsimore në një agjenci autonome, me qëllim riorganizimin dhe përmirësimin e shërbimeve që lidhen me proceset arsimore. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Policia sqaron situatën: Pistoleta që gjetën policët e bashkisë ishte lodër
Gjendet një pistoletë mes luleve në shëtitoren e Sarandës, Policia në kërkim të “pronarit”
Hotel ZEKA në Ksamil kërkon Sanitare për sezonin turistik
200 krerë dele u shuan nga rrufeja, le të mos e lëmë vetëm Arianit Xhelilin
Taksistët protestojnë para Bashkisë Sarandë, kërkojnë zgjidhje për konkurrencën e pandershme dhe parkimet
RISTORANTE ITALIANO kërkon Kuzhinier për pica dhe Kamarier. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.