Gjendet një pistoletë mes luleve në shëtitoren e Sarandës, Policia në kërkim të “pronarit”

Gjendet një pistoletë mes luleve në shëtitoren e Sarandës, Policia në kërkim të “pronarit”

Një armë zjarri është gjetur mëngjesin e sotëm në shëtitoren e qytetit të Sarandës. Bëhet fjalë për një pistoletë të tipit “Glock”, e cila është konstatuar e hedhur mes luleve në një nga lulishtet përgjatë shëtitores “Naim Frashëri”.

 

Gjendet një pistoletë mes luleve në shëtitoren e Sarandës

 

Arma është pikasur në orët e para të mëngjesit nga efektivë të Policisë Bashkiake të Sarandës, të cilët kanë siguruar menjëherë vendin e ngjarjes deri në mbërritjen e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë.

 

Pas mbërritjes në vendngjarje, ekspertët dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet procedurale, ndërsa arma është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme.

 

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, për të identifikuar personin që e ka hedhur armën dhe për të verifikuar nëse ajo mund të jetë përdorur më parë në ndonjë aktivitet kriminal.

 

Hetimet janë në vijim. Saranda Web

 

Policia sqaron situatën: Pistoleta që gjetën policët e bashkisë ishte lodër

 

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.