Shëtitorja e harruar “Turizëm – Kanali i Çukës”

06/02/1617:17

Shperndaje:

Shëtitorja e harruar “Turizëm – Kanali i Çukës”

Aktualisht gjithë vija bregdetare ku do të ndërtohet kjo Shëtitore ndodhet në një kaos të vërtetë ndërtimor ku mungojnë elementet e domosdoshëm për zhvillimin e turizmit si rrugë, trotuare, ndriçim, gjelbërim, kanalizim i ujrave të zeza dhe ujrave të shiut, plazhe të sistemuara etj.

Projekti i bazuar në një studim urbanistik parashikon profilimin në gërmim e mbushje të Shëtitores, hedhjen e shtresave të çakëllit, stabilizantit, shtresave me gurë dekorative, troture etj.

 

Në projekt është parashikuar zgjidhja e kënaqshme e largimit të ujrave të shiut me kunetë guri dhe puseta shimbledhëse, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit të ujrave të zeza, ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit, ndërtimi i rrjetit të ndriçimit, realizimi i gjelbërimit dekorativ etj.

Gjithashtu projekti parashikon ndërtimin e mikroporteve për jahte, sistemimin e të gjithë plazheve, ndërtimin e korsisë për biçikleta, realizimin e një fashe gjelbërimi etj.

 

Gjatësia e parashikuar e Shëtitores “Turizëm – Kanali Çukës është 2855 metër, gjerësia  e Shëtitores është 10 m, ku korsia për biçikleta dhe patina me gjerësi 2m dhe fasho gjelbëruese dekorative me gjerësi 1 m, si dhe shëtitorja me gjërësi 7 m.

Të gjitha këto vetëm projekt, asgjë konkrete.  

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën
Saimir Shkambaj merr drejtimin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda transferohet në Dibër
Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.