Sherri për pronën: Godet fqinjin me sëpatë në kokë


Sarandë
Godet fqinjin me sëpatë duke e plagosur rëndë, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga Policia !
Specilistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
Gjon Marku, 51 vjeç, banues në Borsh,Sarandë.
Mbrëmjen e djeshme, ky shtetas në vendin e quajtur “Kubovë-Shkallë,Borsh, u ka dal përpara fqinjëve të tij (pjestarëve të familjes së shtetasit M.Gj.), dhe pasi është konfliktuar më ta për motive të hershme pronësie i ka goditur me pjesën e pasme të sëpatës duke i lënë të dëmtuar.I plagosur në gjendje të rëndë ndodhet shtetasi M.Gj., pasi Gjon Marku e ka goditur disa herë në kokë duke e lënë të dëmtuar.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të shtetasit Gjon Marku, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.